A1 Report - Malajzi, policia heton pisten e rrembimit te avionit nga piloti

2015-08-21 1

KUALA LUMPUR - Policia malajziane po heton mundësinë e rrëmbimit të avionit nga vetë piloti i saj. Sipas raportimeve të gazetës britanike, Daily Mail, kapiteni i fluturimit MH370, Ahmad Shah ishte një mbështetës i zjarrtë i liderit të opozitës së Malajzisë, Anwar Ibrahim.

7 orë para fluturimit, 53 vjeçari Shah morri pjesë në gjyqin kundër Ibrahim, i cili u dënua me 5 vite burg.

Gjatë ditës sotme, policia ka kontrolluar shtëpinë e pilotit të avionit duke sekuestruar 2 laptopë me të dhënat e simulatorit të fluturimit në shtëpinë e Shah. Nën hetim është dhe jeta e gjendja psikologjike e ko-pilotit Fariq Abdul Hamid, 27 vjeç.

Kryeministri malajzian Najib Razak tha të dielën së në bazë të të dhënave të satelitit, avioni Boeing 777 mund të ketë fluturuar për 7 orë pas humbjes së kontaktit me kullën e vrojtimit.

i shtoi se sistemi i komunikimit të avionit ishte çaktivizuar qëllimisht. Sipas kryeministrit avioni mund të gjendet kudo në hapësirën mes Kazakistanit Oqeanit Indian.

Kërkimet për avionin e Malaysia Airlines me 239 persona në bord, i cili udhëtonte nga Kuala Lampur për në Pekin, vazhdojnë që prej 8 ditësh, që kur avioni humbi kontaktin me kullën e vrojtimit.