A1 Report - Vrasja ne Durres, arrestohet nusja e kthyer dhe nena e saj

2015-08-21 1

DURRES- Shkon në tre numri i të arrestuarve për vrasjen e ndodhur pasditen e djeshme në zonën e ish-kënetës, ku një 50-vjeçar shtiu me armë mbi krushkun dhe plagosi dhëndrin sepse i kthyen të bijën në shtëpi.

Policia e Durrësit arrestoi sot nënën dhe vajzën, prishja e martesës së së cilës u bë shkak për vrasjen. Sipas dëshmitarëve Antoneta Ndoj, 21 vjeçe ishte kthyer dje në shtëpinë e të atit 2 javë pas martesës, për shkak të mosmarrveshjeve në çift.

Mes krushkut, dhëndrit dhe familjes së vajzës fillimisht kishte pasur konfikt verbal më pas situata ishte përshkallëzuar dhe babai i vajzës, Andon Ndoj kishte qëlluar mbi dhëndrin dhe krushkun e tij me armë gjahu çifte dhe mjete të forta.

Babai i djalit, Përparim Hoxha, 49 vjeç ndërroi jetë në spitalin e Durrësit, ndërsa u plagos 22 vjeçari, Xhulian Hoxha, i biri. Policia informon se në ngjarje u plagos edhe një tjetër shtetase me inicialet N.Sh., 56 vjeçe.

Nënë e bijë, Tereze dhe Antoneta Ndoj akuzohen për bashkëpunim në krim. Policia sekuestroi një armë gjahu teke kaliber 12 dhe 2 thika.
Tre të arrestuarit akuzohen për "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare", parashikuar nga neni 79/c dhe 25 të Kodit Penal.

Free Traffic Exchange