A1 Report - Itali, pjata me e mire mesdhetare, fiton shqiptari Fundim Gjepali

2015-08-21 8

Fituesi i çmimit ndërkomëtar Grand Prix për Ushqimin Mesdhetar mbajtur në Itali, është kuzhinieri shqiptar Fundim Gjepali. 33 vjeçari ka dalë fitimtar me pjatën e tij me "mish gici me lajthi" dhe është gjykuar nga një juri teknike e kryesuar nga Michele Deleo, shef i mirënjohur i restorantit luksoz, Rosselinis di Ravello.

Fundim Gjepali është një ndër shefat e njohur në qytetin e Romës, me një eksperiencë 18 vjeçare në kuzhinë si dhe kryeshef i restorantit të quajtur Antico Arco di Roma.

Në muajin janar të vitit 2014, Fundim Gjepali ka qenë i ftuar në emisionin e Rreze Dielli në A1 REPORT me Zonjën Tefta nga ku ka gatuar për teleshikuesit. Gjepali kishte ardhur në Tiranë me një mision bamirësie qëllimi i të cilit ishte që të promovohej ruajtja e gjuhës shqipe nga fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë trojeve të vendit.
Për këtë qëllim ai në bashkëpunim me restorantin 'Mrizi i Zanave' kishin përgatitur një drekë bamirësie, ndërsa fitimet e grumbulluara prej saj do të shkonin për blerjen e librave në gjuhën shqipe, për tia dhënë shoqatave shqiptare që i mësojnë gjuhën nën fëmijëve shqiptarë në vendet e huaja.


Evenimenti u mbajt në Gragnano, Itali në resortin Villa dei Cesari, vend i cili njihet dhe si kryeqyteti botëror i pastave. Në garë morën pjesë 10 shtete dhe 11 shefa kuzhine.

Ndërkohë që vendin e dytë dhe të tretë e fituan italiani Aniello Cascone, dhe kubanezi Lesmer Oquendo, respektivisht me pjatat Rosto lepuri me lakrër dhe Ragu e fshehur.

Evenimenti mblodhi rreth 300 pjesëmarrës, ndër ta përfaqësuesit më në zë të kuzhinës botërore si dhe persona të njohur të jetës publike Italiane.