Kjo shtëpi më pamje trishtuese dhe me jetë plotë mjerim brenda mureve të do të mbetet vetëm një kujtim i hidhur për familjen Saliji nga fshati Simnicë, Komuna e Gostivarit. Falë njerëzve human është hedhur gurthemeli për shtëpinë të re që 5 anëtarëve të familjes do tju mundësoj fillimin e një jetë të re dhe më të lumtur. Sipas menaxhuesit të projektit Shkëlqim Selimi, shtëpia do të përbëhet nga dy dhoma dhe një sallon
"Sa i përket shtëpisë, shtëpia do të ndërtohet me dimensionet 9 x9, përmban dy dhoma, sallon bashkë me kuzhinë dhe banjë. Kishim apelu te të gjithë ata që kanëmundësi të ndihmojnë me material ndërtimor, ne deri te shtyllat e fazës së parë e kemi materialin e gatshëm mirëpo në ndërkohë paraqiten edhe njerëz që ofrojnë ende material. Por, nuk duhet ta lëmë anash dhe ta përmendim që kemi të holla që nuk i kemi shfrytëzuar dhe do ti shfrytëzojmë për paisjet e brendshme, por edhe nëse nuk paraqitet askush mund ti shfrytëzojmë ato të holla", deklaroi Shkëlqim Selimi, menaxhues i projektit
Ata që u gëzuan më shumë ishin fëmijët dhe gjyshja Lime Saliji e cila falënderoi gjithë njerëzit bëmirës që kontribuan për këtë familje.
"Unë si nënë jam e gëzuar shumë, qëndroj pas jush, çfarë të bëni ju do të bëj edhe unë, çfarë të thoni ju do ta them edhe unë. Si po e ndjen veten kur po i sheh punëtorët duke punuar? Shumë e gëzuar dhe e lumtur. Si reaguan fëmijët? U gëzuan dhe thonin vazhdimisht do të bëjmë shtëpi të re",tha Lime Saliji, banore e fshatit Simnicë
rojekti për ndërtimin e shtëpisë së re për familjen Saliji pritet të përfundoj brenda një muaji. Melihate Rustemi