A1 Report - Tirana: Krimea s'është Kosovë Referendumi është i rrezikshëm

2015-08-21 1

TIRANE- Një ditë nga mbajtja e referendumit në Krime të Ukrainës për bashkim e saj me Rusinë, Ministria e Jashtme dënon me force çdo pretendim, se deklarimi i pavarësisë së Krimesë duhet të trajtohet në mënyrë të njëjtë si deklarimi i pavarësisë së Kosovës.
"Keqpërdorimi i Opinionit Këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, për të justifikuar ligjshmërinë e referendumit të propozuar në Krime, nuk ka asnje bazë ligjore dhe asnjë ngjashmëri të rrethanave historike dhe faktike."- thuhet në deklaratën e bërë publike sot nga Ministria e Jashtme.
Edhe Kancelarja gjermane Angela Merkel e quajti "të turpshëm" krahasimin që Moska i bën me Kosovën çështjes së referendumit për bashkim me Rusinë të Krimesë në Ukrainë. Kancelarja u tha deputetëve në parlamentin gjerman se është e turpshme për të krahasuar pavarësinë e Kosovës me referendum me pavarësinë e Krimesë dhe i bëri thirrje Rusisë të ndalë veprimet e saj në Ukrainë ose në të kundërtën do të përballet me sanksione ekonomike.
"Në Kosovë kemi pasur vite kur bashkësia ndërkombëtare nuk kishte fuqi për të ndërhyrë, ndërsa Slobodan Miloshevic kreu spastrim etnik atje. NATO më pas vendosi të veprojë vetëm për shkak se Rusia vazhdimisht ka bllokuar çdo trysni të OKB-së mbi Serbinë" tha zonja Merkel. "Kjo situatë, -- shtoi kancelarja gjermane, -- nuk është në asnjë mënyrë e ngjashme me atë që po ndodh sot në Ukrainë".

Free Traffic Exchange