Kryeministri Rama i shoqëruar edhe nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti vizituan linjën e ambalazhimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore, 'Green Al' në Lushnje.
Kryeministri Rama e cilësoi këtë nismë si lokomotivën e prodhimit bujqësor. Ai tha se kjo do të sigurojë mbështetje për prodhuesin dhe punësimin, ndërsa shtoi se qeveria që ai drejton synon t'i japë zhvillim bujqësisë dhe jo thjesht mbijetesë. "Kjo nismë është lokomotiva e prodhimit bujqësor pasi është një qasje e re. Ne duam jo të hedhim para për të mbështetur mbijetesën po të mbështesim prodhuesin dhe punësimin si dhe të sigurojmë mbështetjen për të gjithë ata si ju që duan të shtojnë përpjekjet. Duhet të kalohet nga bujqësia e mbijetesës në zhvillim." tha në fjalën e tij kryeministri.
Ndërkaq Panariti theksoi: "Në fondet që janë caktuar nga buxheti i shtetit për bujqësinë 60% e tyre janë caktuar për të mbështetur këto investime."
Nesër Kryeministri Rama do të mbajë edhe një takim me drejtorët e drejtorive rajonale në Vlorë.