LONDËR- Për të katërtën herë brenda një jave, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavror, u takuan sot pasdite për të biseduar rreth krizës në Ukrainë.
Gjatë konferencës për mediat së ndarë, ministri i Jashtëm parashtroi qëndrimin e Rusisë sa i përket referendumit të Krimesë. Ai ka thënë se Krimea është e rëndësishme për Rusinë.
Sa i përket sanksioneve nga SHBA-ja, Sergei Lavrov tha se ato janë jo produktive. Ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, edhe një herë paralajmëroi Rusinë se qëndrimi i Rusisë sa i përket referendumit do të ketë pasoja dhe SHBA-ë nuk do të njohin rezultatin e referendumit.
ORA 17.21: LAVROV:KRIMEA ËSHTË E RËNDËSISHME PËR RUSINË
Pas bisedës me Kerry-n, gjatë një konference për shtyp, Lavrov u shpreh se Rusia do të respektojë rezultatin e referendumit në Krime. Lavrov nënvizoi gjithashtu se nuk ekziston i njëjti këndvështrim mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për krizën në Ukrainë.
Gjithashtu, ministri i Jashtëm rus shtoi se sanksionet kundër Rusisë për krizën në Ukrainë, janë joproduktive. Përsa i përket referendumin, Lavrov u shpreh se ajo çka përfaqëson Krimea për Rusinë, është diçka më shumë se sa përfaqëson ky gadishull për Francën.
Ky takim i konsideruar si një tratativë e fundit përpara Referendumit në Krime, për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar, ka zgjatur rreth tre orë në Londër dhe në qendër të tij ishte Referendumi i datës 16 mars, që do të zhvillohet në Krime dhe ndërhyrja ushtarake në gadishullin autonom.
ORA 17.30 KERRY:RUSIA DO TË KETË PASOJA NËSE NUK NDRYSHON QËNDRIM
Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në daljen e tij për mediat, edhe një herë tha se Rusia do të ketë pasoja nëse nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj për zhvillimin e referendumit në Krime. Ky nuk është 'kërcenim", ka vijuar Kerry për mediat në Londër.
Gjithashtu, Kerry është shprehur se është informuar se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk do të prononcohet para zhvillimit të referendumit për statusin e ardhshëm të Kimesë më datë 16 mars.
Kerry nënvizoi se vazhdon të shpresojë në një zgjidhje diplomatike dhe paqësore të kësaj krize. Sekretari amerikan i Shtetit, nënvizoi faktin se presidenti rus Vladimir Putin respekton popullsinë e Krimesë, "por ne kërkojmë që t`i mbrojmë dhe këtë gjë mund ta realizojmë së bashku."