Që në orët e para të mëngjesit kryeqytetasit por edhe turist nga vende te tjera kanë shijuar jo vetëm motin e ngrohtë me diell që ofroi 14 marsi por aktivitetet e ndryshme festive si koncerte me muzike të lehtë dhe popullore , ndërsa për voglushët janë ofruar lojra të ndryshme me animator.
Përvec këtyre, ministria buqësise në bashkëpunim me këshillin e agrobiznesit shqiptar kanë vënë në dipozicion te qytetarve me anë të një panairi produkte shqiptare nga krahina të ndryshme të vendit. Në këtë panair kanë marrë pjesë edhe sipërmarrës nga Kosova.