Ministria e punëve të jashtme përgatit dërgimin e së paku 30 punonjësve të saj nëpër përfaqësitë diplomatiko-konsulare të Maqedonisë jashtë vendit si përforcim për stafin aktual për realizimin e zgjedhjeve presidenciale dhe atyre të parakohshme parlamentare. Kështu bëjnë të ditur burime të televizionit Alsat-M brenda këtij dikasteri sipas të cilëve në mesin e të përzgjedhurve nuk ka asnjë shqiptar. Po ashtu bëhet e ditur se këta punonjës do të ketë për detyrë të ndihmojnë daljen e sa më shumë votuesve të diasporës maqedonase në veçanti në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të kontaktuar nga Alsat-M nga zyra e informacionit e Ministrisë së Punëve të Jashtme thonë se bëhet fjalë për një konkurs të zakonshëm për plotësimin e vendeve të vakante në përfaqësitë diplomatike. Sipas Ministrisë përzgjedhja është në rrjedhë e sipër dhe i gjithë procesi duhet të përfundon javën që vjen. Por, sipas burimeve të televizionit Alsat,ky qëndrim i ri i Ministrisë së jashtme vjen pas rrjedhës së informacioneve për mobilizimin e kësaj ministrie për zgjedhjet parlamentare në diasporë. Vendimi për dërgimin e punonjësve nëpër ambasadat jashtë vendit vjen pas aktiviteteve intensive të BDI-së dhe informacioneve se deputeti nga SHBA-ja do të jetë shqiptar. Ndërkohë që aktivitetet tashmë janë përqendruar në Evropë ku po ashtu janë shtuar aktiviteteve e partisë shqiptare në qeveri për fitoren e kandidatit të saj. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga diaspora zgjidhen tre deputet, një nga SHBA-të , një nga Evropa dhe i treti nga Australia. Benjamin Arifi