GJIROKASTER- Policia kufitare e Kakavijës ka sekuestruar një sasi prej 1 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila ishte paketuar si pako sheqeri. Gjithashtu ka vënë në pranga njërin prej autorëve të dyshuar.
Sipas të dhënave nga policia e Gjirokastrës droga u gjet në autobusin e linjës Tiranë--Athinë në një çantë me mbishkrim F.S.
Fillimisht policia shoqëroi dy drejtuesit e autobusit, të cilët sqaruan se çantën e kishin marrë si porosi nga një agjensi për ta dërguar në Athinë.
Më pas policia arriti të identifikojë 2 personat pronarë të çantës. Njëri prej tyre me inicialet E.S nga Tirana është arrestuar, ndërsa personi, i cili ndodhet në Athinë është shpallur në kërkim dhe po punohet me autoritetet greke për vënien e tij në pranga.