BRITANI E MADHE- Një helikopter me 4 persona në bord është rrëzuar në një fushë të Gillingham, në Norfolk të Anglisë. Aksidenti ndodhi në orën 20:30 me orën lokale. Të katër personat në bord kanë humbur jetën.
3 ambulanca dhe 1 helikopter i policisë u dërguan menjëherë në vendngjarje.
Sipas raportimeve të mediave britanike, në bordin e helikopterit ndodhej dhe Eduard Houhej, i njohur ndryshe si Lord Balliedmond. 70-vjeçari ishte një ndër personat më të pasur në Irlandën e Veriut, më një pasuri prej rreth 600 milionë eurosh.
Përveç se ishte një anëtar i Dhomës së Lordëve, Lord Balliedmond ishte dhe një ish-anëtar i senatit irlandez.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por sipas dëshmitarëve të ngjarjes, zona ishte e mbuluar nga një mjegull e dendur.