A1 Report - Dita e Verës, Elbasani nisi festimet që prej mbrëmjes së djeshme

2015-08-21 1

ELBASAN - Festa e verës ka nisur që prej natës së mbrëmshme në Elbasan, përmes një koncerti të organizuar nga bashkia me mbështetje të ALBtelecom dhe Eagle Mobile.
Koncerti ka mbledhur qindra qytetarë vendas dhe të ardhur nga trevat shqifolëse, madje edhe të huaj nga vende të ndryshme të Evropës. Koncerti u organizua nga Bashkia e Elbasanit dhe Shoqata "Skampa", mbështetur nga ALBtelecom dhe Eagle Mobile. Festa është uruar nga kreu i bashkisë Qazim Sejdini, jo vetëm për një sezon të mbarë por edhe për një zhvillim më të mirë në qytet.