Kjo është pamja me të cilën për çdo ditë përballen studentët të cilët banojnë në konviktin studentor "Goce Dellçev". Madje gjendja në këtë konvikt është edhe më e rëndë se sa shihet.
"Kushtet e mjerueshme në shtëpinë studentore "Goce Dellçev" që pushtuan gati tërë botën, mundohet që të fshihen nga publiku vendas. Madje televizioni Alsat sot u pengua që të xhirojë brenda objektit"
Ato pak pamje që arritëm ti regjistrojmë, shfaqin pjesën më pak të errët të konviktit. Kushtet e vështira ku banojnë mbi 1 mijë studentë në këtë konvikt, zgjuan interesimin edhe të mediave botërore, të cilat nëpërmjet fotografive i treguan botës për gjendjen në këtë konvikt duke e quajtur atë si 'Konvikti studentor më i pa pastër në Ballkan'
Studentët të cilët jetojnë në këtë konvikt, nuk dëshirojnë të flasin para kamerave për kushtet në të cilat ato jetojnë. Por prapa kamerave na shpjeguan se pos kushteve, probleme të ngjashme kanë edhe me ushqimin që u serohet. Ministri i Arsimit Spiro Ristovski pranoi se nuk është punuar fare në përmirësim të kushteve por premtoi se riparimi do të fillojë pas zgjedhjeve.
'Konvikti studentor është në plan, kemi një projekt të gatshëm për riparim të tij gjatë periudhës së verës kur studentët janë të frekuentuar më pak. Kjo është një gjendje e cila ndoshta për 40 vite nuk është përmirësuar dhe riparuar dhe për këtë shkak ne duhet ta realizojmë këtë në vazhdimësi', deklaroi Spiro Ristovski, ministër i Arsimit dhe shkencës.
Studentët me këto kushte përballen tashmë disa vite. Çmimi të cilin studentët e paguajnë në muaj për qëndrim në konvikt është 3500 denarë. Ferikan Iljazi