Georgievski: Ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e presidentit

2015-08-21 1

Ish kryeministri dhe lideri i VMRO Popullores Lubço Georgievski kërkon ndryshime kushtetuese, për të mundësuar që presidenti i shtetit dhe zëvendësi i tij të zgjidhen nga deputetët në Kuvend. Georgievski tha se vet ai do të votojë për kandidatin e LSDM-së Stevo Pendarovski pasi Ivanov sipas tij kishte funksion të zbehtë dhe pa formë.

'Të arrihet një marrëveshje xhentëlmen mes të gjitha subjekteve politike, të gjithë tani të shkojmë në zgjedhje presidenciale, ndërsa pas zgjedhjeve ta ndryshojmë kushtetutën dhe të kemi zgjidhje të presidentit në Kuvend bashkë me nën presidentin. Sepse vlerësoj se kjo do ti plotësoj shumë interesa partiake', tha Ljubço Georgievski, kryetar i VMRO-Popullore.

Georgievki tha se demokracia, integrimi i shpejtë në strukturat euroatlantike dhe prosperiteti ekonomik janë ri shtyllat kryesore të programit parazgjedhor të VMRO Popullores. Madje Georgievski tha se në këtë garë zgjedhore do të paraqitet me kompromis për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së emrit.

'Ne dalim me tezën për kompromis të shpejtë e cila sot më tepër na dëmton rejtingun politik se sa që e rritë atë... Ne, duke pas parasysh edhe rrezikun dhe rënien e rrejtingut vlerësojmë se dikush duhet t'ia kumtoj qytetarëve se edhe pas 24 vjetëve puna nuk shkon mirë, edhe pas 24 viteve asgjë nuk kemi bërë dhe se tre vitet e fundit është përkeqësuar gjendja dhe se definitivisht duhet të shkojmë para', u shpreh Ljubço Georgievski, kryetar i VMRO-Popullore.

Ish kryeministri Georgievski do të jetë bartës i listës në njësinë e tretë zgjedhore, ndërsa tha se VMRO Popullore synon që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të fitojë 10 deputetë. Gjyltene Rexhallari