A1 Report - Shkoder, vret fqinjin. Pasi i krasiti pemet hodhi deget ne token e tij

2015-08-21 3

SHKODER- Vret fqinjin pas një sherri i cili kishte nisur në momentin kur viktima kishte krasitur pemët dhe degët i kishte hedhur në tokën e tij.

Të paktën ky është motivi i parë që policia ka dhënë për vrasjen e ndodhur sot paradite në fshatin Ashtë të komunës Bushat në Shkodër.

Viktima Çesk Pejtri, 40 vjeç dhe autori Mark Ndoja, 60 vjeç ishin fqinjë dhe kishin banesat pranë njëri tjetrit.

Pas krimit policia arrestoi autorin, si dhe ka rrethuar shtëpitë për shkak të frikës së ndonjë hakmarrjeje të mundshme.

Free Traffic Exchange