A1 Report - Tirane, nderhyn ne sherrin mes vajzave, plagos 29 vjeçaren

2015-08-21 2

TIRANË -Konflikti me një tjetër vajzë sa nuk i ka rrezikuar jetën, një 29-vjeçareje mbrëmjen e sotme në katin e dytë të një pallati afër zonës së ish-Ekspozitës, afër Gjykatës së Tiranës.

Mësohet se rreth orës19:30 minuta mes Alma Beqes, e cila punonte në një call-center është konfliktuar me një vajzë tjetër e cila kishte një parukeri pikërisht në këtë zonë. Në grindje e sipër, për t'i ardhur në ndihmë parukieres ka shkuar një i njohur i saj, i cili ka qëlluar me armë nga këmbët 29 vjeçaren.

Alma Beqa, 29 vjeçe është plagosur në këmbë dhe pas ndihmës së parë mjekësore mësohet se është plotësisht jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende motivet që mund të ketë nxitur sherrin mes dy vajzave.

Uniformat kanë shoqëruar disa persona që kanë pasur dijeni për ngjarjen si dhe ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin.