A1 Report - Jatsenuk ne Shtëpine e Bardhe Obama: SHBA ne krah te Ukraines

2015-08-21 0

Presidenti amerikan Barack Obama ka mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e përkohshëm të Ukrainës, Arseni Jatsenuk, si dhe u zotua se do të qëndrojë në krah të Ukrainës në konfliktin me Rusinë.

Ai paralajmëroi presidentin rus Vladimir Putin se komuniteti ndërkombëtar do të detyrohet të marrë masa nëse Rusia nuk do të tërheqë trupat nga Krimea, paralajmërim ky i bërë dhe nga liderët e G7 ditën e djeshme.

Ndërkohë kryeministri Jatsenuk tha pas takimit me Obamës se Ukraina nuk do t'i dorëzohet kurrë Rusisë.

Apelet diplomatike ndaj Rusisë vijnë pak ditë para referendumit që do të mbahet me 16 mars në Krime, me anë të të cilit qytetarët do të votojnë nëse duan të qëndrojnë me Ukrainën apo t'i bashkohen Rusisë.

Njerëz të armatosur pro-rusë dhe vetë trupat ruse kanë zaptuar pikat kyçe të gadishullit autonom në fund të muajit shkurt, pas rrëzimit nga pushteti të ish-presidentit Viktor Janukoviç.

Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry do të udhëtojë drejt Londrës për të takuar homologun e tij rus, Sergei Lavrov për të diskutuar sërish rreth situatës në Ukrainë.