A1 Report Ahmetaj Gjobat ndaj biznesit 30 milione euro do t i falim

2015-08-21 34

TIRANE- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, deklaroi sot se nga e hëna ka nisur pagesa e borxheve të qeverisë ndaj biznesit. Gjatë një tryeze të rrumbullakët me Kryetarët e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së 12 qarqeve të vendit, ministri Ahmetaj tha se, projektligji për faljen e gjobave elektorale, shuma e të cilave shkon në mbi 30 mln dollarë, është mësim për të gjitha qeveritë, që nuk mund të luajnë politikisht me biznesin.

Më tej gjatë fjalës së tij, ministri Ahmetaj tha se do të ndërtohet një platformë bashkëpunimi me dhomat e biznesit, duke kërkuar nga këto të fundit të jenë të grupuara në përfaqësimin e tyre me qeverinë.

Dhomat e tregtisë i kanë paraqitur muajt e fundit qeverisë propozimet e tyre në lidhje me rishikimin e disa taksave dhe procedurave ndaj bizneseve dhe aktualisht janë në pritje të reagimeve nga ana e qeverisë e cila ka nisur fillimisht me rishikimin e gjobave.