YZBERISHT - Shërbimet e Komisariatit numër 6 të Policisë së Tiranës, kanë parandaluar një vrasje në Yzberisht, teksa kanë ndaluar një person që hynte me automatik në makinë për të vrarë personat me të cilët ishte në hasmëri.
Muhamet Dorzi, është kapur me një automatik kallashnikov me fishekë në fole gati për të qëlluar, si edhe me qytë të hequr për ta maskuar armën lehtësisht nën xhup.
Sipas policisë, Dorzi ka parë pjesëtarë të familjes Kusi, të cilët i akuzon për vrasjen e të vëllait qershorin e vitit 2009 dhe ka marrë armën për t'i ekzekutuar.
Patrullat e Komisariatit numër 6 të Policisë, janë gjendur në vendin e duhur kur Dorzi hipte në makinë për ta arrestuar.
Arma e sekuestruar ka mjaftuar që policia ta arrestojë dhe mbajë në qeli Dorzi, dhe t'i japë kohë policisë për të dokumentuar akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.
Vëllai i tij, Ramzan Dorzi, i njohur edhe si Shkëlqim Dorzi, u ekzekutua qershorin e vitit të kaluar dhe në atë kohë policia e motivoi ngjarjen me hakmarrjen mes grupeve të Yzberishtit.