A1 Report - Vlore, kontratat paramartesore shtohen nga frika e divorcit

2015-08-21 0

VLORE - Frika nga divorcet ka rritur numrin e cifteve që nënshkruajnë një kontratë martesore para se t'i nënshtrohen procedurave të tjera të kurorëzimit. Këtë fenomen e gjejmë në qytetin bregdetar të Vlorës, ku vetëm brenda një dite në gjykatën e shkallës së parë arrijnë 10 deri në 15 kërkesa për divorce, sipas të dhenave zyrtare pranë organit të drejtësisë. Ky fakt pohohet për A1 report nga noterja Drita Agaj e cila thekson se kjo frymë e re eshte
importuar nga emigrantet te cilet jetojne kryesisht ne Itali.

"Kanë filluar sidomos në masën 80 % emigrantët, të kërkojnë rregjimin e pasurive të ndara para se të lidhin aktin martesor dhe narytisht kjo0 lidhet edhe me kobntributin e tyre sepse kanë punuar për vite të tëra në emigrim. Shpesh herë pasurinë e kanë vënë mbi veten e tyre, por kjo pasuri u përket në shumë raste edhe një rrethi më të gjerë, prindërve, vëllezërve por dhe situatat në jetë mund të jenë të tilla që nëse ata nuk e vendosin këtë rregjim, u krijohen probleme dhe mund që pasuria e tyre të shpërndahet."-shprehet noterja Agaj.

Ciftet e aplikojnë këtë metodë për të mbajtur të sigurta pasuritë e përfituara para martese, ndërsa aplikuesit kryesorë janë biznesmenët për të mos ndarë pasuritë individuale në rast të një divorci të mundshëm.

"Sidomos nga djemtë që merren me biznes dhe kanë eksperiejncë. Vetë marëdhëniet tregtare që janë zhvilluar, zgjerimi i aktivitetit privat në fusha të ndryshme e ka diktuar edhe këtë gjë."- ka pohuar Drita Agaj.