Mbi 7.000 policë do të kujdesen për procesin zgjedhor

2015-08-21 0

Mbi 7 mijë policë do të trajnohen në mënyrë shtesë për ballafaqim me të gjitha sfidat që mund të paraqiten gjatë procesit zgjedhor. Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska tha se për këtë qëllim është përgatitur edhe një doracak i cili përmban pjesë kyçe të Rregullores së re ligjore si dhe rekomandimet për policinë, se si duhet të veprojë në situata kur duhet të merret vendime në vendngjarje.

"Ky është një proces me rëndësi të veçantë për këtë proces zgjedhor, përkatësisht për këto dy procese paralele zgjedhore, presidenciale dhe parlamentare. Për herë të parë policia do të organizohet në një formë të tillë, por edhe do të organizohet sipas Rregullores së re zgjedhore, edhe pse një pjesë e madhe policëve janë të trajnuar për veprim, megjithatë është e nevojshme që njohuritë e tyre të rifreskohen dhe të njoftohen me rregulloren e re zgjedhore", tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Sektori për Kontroll të Brendshëm dhe Standarde Profesionale, kujdes të veçantë do ti kushtojë edhe sjelljes së pjesëtarëve të MPB-së. Nga ky dikaster paralajmëruan se gjatë periudhës së fushatës zgjedhore për president shteti dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të realizojë kontrolle të paparalajmëruara nëpër të gjitha njësitet e Ministrisë së Brendshme. Valmir Kuçi