A1 Report - Rusia arrin marrëveshje me Iranin për centrale bërthamore energjetike

2015-08-21 1

Rusia dhe Irani kanë arritur një marrëveshje paraprake për ndërtimin e dy centraleve të reja energjetike bërthamore. Marrëveshja u arrit gjatë vizitës në Teheran ditën e martë nga një zyrtar i lartë i agjencisë kombëtare të energjisë atomike ruse, Rosatom. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Energjisë Atomike të Iranit, Behrouz Kamalvandi. Ai shtoi se centralet e reja prej 1 mijë megavatësh do t'i shtohen atyre të stacionit bërthamor të Bushehr, të cilat gjithashtu janë ndërtuar nga Rusia.

Deri më tani, Rusia nuk e ka konfirmuar apo përgënjeshtruar lajmin.

Irani është ende në diskutime me 6 fuqitë botërore për të arritur një marrëveshje përfundimtare lidhur me programin e saj bërthamor. SHBA dhe BE kërkon që Irani të limitojë pasurimin e uraniumit në mënyrë që të mos prodhojë më armë bërthamore.

Shtëpia e Bardhë ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me këtë marrëveshje me Rusinë e cila mund të minojë bisedimet.