A1 Report - Pogradec, vritet te dera e shtepise,shkak konflikt pronesie

2015-08-21 3

Një konflikt i hershëm për pronën dyshohet se ka qenë shkak i ekzekutimit më armë zjarri të një 47-vjeçari në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Proptisht të Pogradecit rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. 47-vjeçari Shkëlqim Topalli është ekzekutuar me armë zjarri tip automatik në banesën e tij.

Shkëlqim Topalli është transportuar me urgjencë në spitalin e Përrenjasit, por nuk mundi t'i shpëtojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.

Sipas familjarëve të viktimës, "autori i ngjarjes e thirri me emër tjetër 47-vjeçarin, duke e qëlluar me automatik në ballkon Shkëlqimin".

"Shkëlqimi doli se mos kishin nevojë për ndihmë. Pasi u tha se nuk ishte ai që kërkonin, tentoi të futej në shtëpi, por ata e qëlluan me armë", thonë familjarët.

Familjarët e 47-vjeçari thonë se "dyshojmë se ngjarja ka lidhje me konflikt pronësie të ndodhur para 5 vitesh. Ndërsa shprehen se "kërkojnë të vendoset drejtësi".

Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, shkaqet si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Sipas policisë, po hetohet në dy pista, ndërsa pista kryesore është një konflikt i vjetër.