A1 Report - Kroaci, në burg ish-kryeministri Sanader, vodhi fondet publike

2015-08-21 1

ZAGREB - Një gjykatë në Zagreb të Kroacisë ka dënuar me 9 vite burg ish-kryeministrin Ivo Sanader për vjedhje të miliona eurove nga fondet publike, gjatë kohës që ishte në fuqi në vitet 2004-2009.

Ky ishte dhe dënimi i dytë për Sanader i cili më parë ishte dënuar me 10 vite burg në vitin 2012 pasi u shpall fajtor se mori 10 milionë euro rryshfet nga kompania e maftës MOL.

Gjykata vendosi se Sanader dhe ortakët e tij vodhën miliona euro nga kompanitë shtetërore nëpërmjet një firme private dhe më pas i kaluan në llogaritë e tyre bankare dhe të partisë Unioni Demokratik Kroat.

Gjykatësja e çështjes Ivana Calic urdhëroi që Sanader të kthejë 2 milion euro, ndërkohë që ish-parita e tij, duhet të paguajë 3.8 milionë euro. Sipas gjykatëses, vendimi ishte një mesazh i qartë për politikanët dhe partitë e vendit se korrupsioni nuk do të tolerolet.

Sanader, i cili u vetëshpall i pafajshëm, tha se akuzat ndaj tij ishin të motivuara politikisht.

Free Traffic Exchange