Jankullovska mbikëqyrë testimin e kandidatëve për pilotë

2015-08-21 0

Në kazermën "Gjorçe Petrov" në Shkup, 462 kandidatë në mesin e të cilëve 59 femra, kaluan përzgjedhjen administrative të konkursit për pranimin e pilotëve në njësitin e helikopterëve të MPB-së. Ministrja e Brendshme Gordana Jankulloska tha me këtë rast se menjëherë pas testimit të përgatitjes fizike të kandidatëve, do të pasojë testimi psikik i tyre. Kandidatët do t'iu nënshtrohen një kontrolli të rreptë shëndetësor, por në cilësitë e tyre, do të matet edhe niveli i njohjes së gjuhës angleze. Sipas Jankullovskës të gjitha këto faza janë eliminatore, që do të thotë se kandidatët do të rrallohen në cdo fazë testimi, deri në 12 të tillë.

'Kontrollet që u bëjmë kandidatëve për pilotë policorë janë tërësisht të ndryshme nga ato për punësimin e nëpunësve policorë, për arsye se edhe kërkesat tona dallojnë. Pozitat për të cilat rekrutojmë njerëzit, janë tërësisht të ndryshme. Duke marrë parasysh konkurrencën e madhe, besoj se deri në fund të përzgjedhjes, do të bëhemi me 12 kandidatët më të mirë, të cilët do të stërviten në mënyrë shtesë gjatë 19 muajve, në Qendrën për Pilotë', tha Gordana Jankullovska -- Ministre e Brendshme.

Ky konkurs i MPB-së, është i pari i tillë, për pilotë policorë. Kandidatët më të mirë që do të përzgjidhen do të stërviten në 7 helikopterët që disponon MPB-ja. Në këtë konkurs është parashikuar të punësohen 6 pilotë me arsim të mesëm dhe 6 të tjerë me arsim lartë. Valmir Kuçi