A1 Report - Durrës, digjet makina e një aktivisti të PS, dyshohet e qëllimshme

2015-08-21 3

DURRËS- Digjet në rrethana të mistershme një makinë private e parkuar pranë Pallatit të Kulturës në qendër të Durrësit mbrëmjen e sotme

Nga policia e Durrësit mësohet se makina me targa italiane i përket një aktivistit të Partisë Socialiste me iniciale, F.T.

Jashtë kamerës, pronari i makinës së djegur tip " Fiat" deklaron se mjeti i tij mund t'i jetë vënë zjarri qëllimisht. Ai tregon se automjeti i tij ndodhej i parkuar në momentin e djegies.

Në pamjet ekskluzive të filmuara nga kamera e A1Report duket automjeti në flakë dhe zjarrfikësit të cilët mbërijnë në vendngjarje për të shuar flakët.

Në vijim pritet të sqarohen rrethanat e zjarrvënies.