Vetëm pak ditë pas vizitës së eurokomisionerit Stefan fyle i cili bëri apel për kompromis mes palve duke lënë mënjanë konfrontimet, politika shqiptare në seancën e radhës bëri krejt të kundërtën. Ashtu si dhe ish lideri i partisë demoktike Sali berisha deputetet democrat kanë vënë nën akuzë vet komisionerin fyle si mik i Edi Ramës dhe se po pengon statusin e vendit kandidat. Para se opozita të linte sallën e kuvendit demokratët nënvizuan se kuvendit duhet t'i kthehet ligjshmëria duke qëndruar në vazhdën e akuzave për vendimet e marra së fundmi nga qeveria Rama
Pika e parë e rendit të ditës për miratimin e procesverbalit të seancës së shskuar ishte, molla e sherrit për më shuëm se 2 orë. opozita argumentoi se është shkelur rregullorja me shtyrjen e séances se të enjtes dite e cila korenspondoi, me viziten e eurokomisioneri Stefan Fyle. Por pertej arsyetimit të kryeparlamentarit Ilir Meta se seance e së enjtes u shty për shkak se projektligjet ishin ende duke u diskutuar në komisione opozita nuk nguroi ta quante kuvendin shtojcë të qeverisë