A1 Report - Vlore, "zhduket" muzeu etnografik, ndertimet i zene fushepamjen

2015-08-21 5

VLORE - Ndërtimet shumëkatëshe dhe mungesa e tabelave orientuese e kanë bërë të vështirë vendndodhjen e Muzeut Etnografik në qytetin e Vlorës. Ky problem është ngritur nga përgjegjësi i Muzeut Etnografik i cili thotë se si pasojë e këtyre mangësive numri i vizitorëve ka ardhur gjithnjë e në rënie.

Ndërkaq, vetë Muzeu gjendet në një objekt gjysme të rrënuar ku asnjë tabelë orientuese nuk sqaron vendndodhjen e tij.

Ndonëse një institucion kulturor i një rëndësie të veçante në qytetin e Vlorës, për turistët e vizitorët e huaj lokalizimi i vendndodhjes së tij është thuajse i pamundur. Ky fakt pranohet edhe nga vetë përgjegjësi i Muzeut Etnografik, Bardhyl Osmani, i cili thekson se për këtë arsye numri i vizitorëve ka ardhur gjithnjë e në rënie.

Muzeu Etnografik është një prej tre muzeve të qytetit të Vlorës, i cili sjell për të gjithë vizitorët mënyrën e jetesës së të parëve, kostumografinë e deri te mjetet e punës ss hekurit e gurit.

Free Traffic Exchange