FIER- Mungesa e energjisë elektrike për shkak të vjedhjeve të kabllove elektrikë për skrap po kthehet në një fenomen shqetësues për banorët e qarkut të Fierit. Ky shqetësim është ngritur nga vetë drejtori i kompanisë CEZ Shpërndarje në Fier, Arjan Fasko, i cili thotë se persona të papërgjegjshëm vjedhin telat elektrikë për qëllime përfitimi. Për pasojë, qindra familje kanë mbetur në errësirë për disa ditë.
"Një nga problemet shqetësuese për CEZ Shpërndarje në rajonin e Fierit është dhe vjedhja e proceseve të bakrit në të gjithë rajonin duke filluar nga Vlorë, Fieri, Ballshi etj. Para dy ditësh kemi pasur vjedhjen e përcjellësve në 4-5 kabina në tokëzimin e kabinave. Për këta persona që bëjnë vjedhjen e përcjellësve për efekt shitje për përfitim shkaktojnë dëme, pasi lënë pa energjinë. Ne kemi bërë denoncim në polici për këtë dhe policia vazhdon proceduarat për identifikimin e të gjithë personave ", dha drejtori i kompanisë CEZ Shpërndarje Fier, Arjan Fasko.
Sipas drejtorit të CEZ Shpërndarje për vjedhjet e fundit që janë shënuar nuk është shoqëruar asnjë person përgjegjës.