A1 Report - Durres, vijon aksioni i INUK shembet objekti 3-katesh ne Shkozet

2015-08-21 2

DURRES - Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në Durrës vijon aksionin për shembjen e objekteve me qëllim, për t'i hapur rrugë projektit të mbikalimit në Shkozet. Sot fadromat e INUK shemben një objekt 3-katësh në ndërtim.

Aksioni i INUK ka qenë prezent prej disa ditësh, ndërsa inxhinierët e këtij aksioni thonë se nga 21 objekte të planifikuara, deri tani janë shembur 18 prej tyre. Madje, janë dëmshpërblyer të gjitha ata objekte që kanë qenë me leje ndërtimi.

Punonjësit e firmës ndërtuese pohojnë se punimet për mbikalimin do të përfundojnë gjatë periudhës së sezonit turistik për të shmangur fluksin e automjeteve.

Free Traffic Exchange