A1 Report - Itali,nëna shqiptare vret 3 vajzat, dëshmia: Nuk ia dilja dot më

2015-08-21 4

LECCO - Tragjedi në një familje shqiptare në Lecco të Italisë. Simona 13 vjeç, Kesi 10 vjeç dhe Sindi 3 vjeç, të treja shqiptare janë goditur për vdekje me thikë në banesën e tyre, nga e ëma Edlira Dobrushi, 38 vjeç. Ngjarja ndodhi në orën 06:30 minuta të mëngjesit të sotëm në provincën e Lecco-s në Itali. Forcat e rendit gjetën gruan jashtë shtëpisë me plagë në duar dhe në gjendje shoku. Në komisariat Edlira pranoi vrasjet duke thënë se e bëri për t'u shmangur vajzave të saj një të ardhme të mjerueshme.

Policia ka sekuestruar si provë edhe një thikë të madhe kuzhine, që mendohet se është arma e krimit. Gjithashtu mësohet se një person, i afërm i familjes është shoqëruar për në polici për t'u pyetur në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Gruaja së bashku me fëmijët e saj merrnin ndihma financiare nga organizata humanitare Caritas për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.

Babai i vajzave, Bashkim Dobrushi, me origjinë nga Kukësi ishte nisur gjatë ditës së shtunë për në Shqipëri. Ai morri vesh për vrasjen e vajzave të tij sapo zbriti në portin e Durrësit nga forcat e policisë që e prisnin. Çifti i shqiptarëve ishte divorcuar gjatë muajit shkurt.
Lidhur me ngjarjen foli dhe ministri i brendshëm italian Angelino Alfano i cili tha se përgjegjësja i këtij krimi makabër do të dënohet me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë vëllai i Bashkim Dobrushit, Hamiti tha se familja e tij është e tronditur nga ngjarja e rëndë. Sipas tij Bashkimi dhe Edlira shkonin mirë me njëri-tjetrin, deri para dy muajsh kur u ndanë. Hamiti shtoi se vëllai i tij ishte në gjendje të vështirë ekonomike.
Nëna e Edlira Dobrushit, Atlije Çopa, pohon për "A1 Report" se çifti prej kohësh kishte probleme, ndërsa shton se Bashkimi kishte lidhje me 25-vjeçare nga Kukësi, çka po e çonte marrëdhënien e tij me Edlirën drejt rrënimit. Ndërsa i referohet edhe disa grindjeve në çifti pas blerjes së një trualli në Rrashbull.

"U nda njëherë nga burri dhe erdhën këtu në Shqipëri. I thashë të mos ziheshin për një copë shtëpi. Ajo ka punuar 14 vjet në Itali dhe më pas solli 20 mijë euro këtu e bleu një shtëpi në Rrushbull. Ata ja zaptuan këtë truall. I tha goca në verën e vitit të shkuar kur erdhi më lini të hedh themelet, të bëj shtëpinë time. Nuk u la në emër të këtij, e bënin sherr, dua shpi s'dua shpi. E kshu plaku ja la në emër të Petritit, kunatit. Petriti tha që do blejmë një hyrje për Edlirën por ajo thoshte që nuk kam ç'e dua se kam tokën ku ka hedhur lekët. Ajo thoshte që ka punuar në borë e shi madje që ka qenë dhe shtatzënë dhe e pati humbur një fëmijë atëherë", rrëfen Atlije Çopa.