A1 Report - Gjirokastër, gjendet i vrarë "bosi" i drogës, shkak prishja e pazareve

2015-08-21 5

GJIROKASTER- Një 25-vjeçar që njihej në Lazarat si trafikant i lëndëve narkotike është gjetur i vdekur pasditen e së dielës në periferi të Gjirokastrës.

Shpendi Basha, një emër i njohur për blutë e Gjirokastrës u gjet i vdekur në vendin e quajtur si kthesa e Kërcullës. 25-vjeçari dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në një tjetër vend dhe autorët e krimit e kanë lënë trupin e pajetë në periferi të qytetit.

Trupi i pajetë i Bashës është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Gjirokastrës, ku pasi i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore nga kqyrja e kufomës rezultoi se viktima është vrare me tre plumba, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Burime të pakonfirmuara të policisë së Gjirokastrës bëjnë me dije se shkak i ekzekutimit të 25-vjeçarit duhet të jetë ndonjë pazar i prishur drogë. Blutë e qytetit jugor vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje. Para dy vitesh, Shpendi Basha, u përfshi një konflikt të armatosur, teksa mbeti i plagosur. Konflikti i asaj kohe kishte të bënte me një sasi droge që Basha ia kishte grabitur një bashkëfshatarit të tij.