LECCO - Tragjedi në një familje shqiptare në Lecco të Italisë. Nëna shqiptare, Edlia Dobrushi e cila ka pranuar se ka vrarë me thikë tre vajzat e saj: Simona, Kesi Dobrushi dhe Sidni Dobrushi, ndërsa vetë ajo është plagosur me thikë. Nëna 37-vjeçare ka pranuan nën shok se ajo ishte përgjegjëse për krimin.
Siç raporton media italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 06:30 minuta të mëngjesit të sotëm. Policia ka sekuestruar si provë edhe një thikë të madhe kuzhine, që mendohet se është arma e krimit.
Gjithashtu mësohet se një person, i afërm i familjes është shoqëruar për në polici për tu pyetur në lidhje me ngjarjen e rëndë.
ORA 13:23 IDENTIFIKOHEN 3 VAJZAT E VRARA DHE NËNA E TYRE
Policia italiane ka bërë të ditur identitetin e 3 vajzave që u vranë nga nëna e tyre. Siç shkruan La Stampa, autore e krimit makabër është Edlia Dobrushi, 37 vjeçe, që jetonte prej vitesh në Itali. Ndërkaq viktima të sulmit me armë nga nëna e tyre janë: Simona Dobrushi, 14 vjeçe, Kesi Dobrushi, 10 vjeçe dhe Sidni Dobrushi 3 vjeçe.
Ndërkaq mësohet se babai i vajzave të mitura dhe ish-bashkëshorti, Bashkim Dobrushi kishte ardhur në Shqipëri mëngjesin e sotëm me një traget të linjës së Barit.
AUTORE E DYSHUAR E KRIMIT
Edlia Dobrushi, 37 vjeçe
VIKTIMAT
Simona Dobrushi, 14 vjeçe,
Kesi Dobrushi, 10 vjeçe
Sidni Dobrushi 3 vjeçe
ORA 12:18 MINISTRI ALFANO: "VRASESIN DO E LEME NE BURG DERI NE FUND TE JETES"
Ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Lecco. Duke folur për Sky Tg24, ai ka folur për vrasje dhe ka thënë se, "nuk do lëmë të lirë vrasësin. do e lëmë në burg për gjithë jetën".
"Përpara dramës së lajmit për vrasjen e tre fëmijëve të vegjël në Leko, me duhet të them se nuk do lëmë të lirë njeri, ai i cili ka kryer këtë krim", ka thënë Alfano për Sky Tg24.
ORA 12:04 SHQIPTARJA PRANON KRIMIN, "JAM E VARFËR DHE E VETME, NUK IA DILJA DOT MË"
Nëna 37-vjeçare ka pranuan nën shok se ajo ishte përgjegjëse për krimin. "Jam e vetme, nuk më ndihmonte njeri. Nuk ia dilja dot më", janë fjalët që ka thënë 37-vjeçarja shqiptare për mjekët që mbërritën të parët në vendin e ngjarjes. Fillimisht gjendja e saj ka qenë e rëndë por më pas është stabilizuar dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
ORA 11:44 POLICIA RINDËRTON SKENËN E KRIMIT
Policia italiane ka rindërtuar skenën e krimit horror. Sipas tyre, 37-vjeçarja shqiptare ka vrarë fillimisht tre vajzat e saj mëngjesin e së dielës. Më pas ajo ka tentuar që të vrasë veten gjë që nuk e ka arritur plotësisht, por ajo ndodhet në gjendje të rëndë.
ORA 11:27 E VETME, E BRAKTISUR DHE E VARFËR
Kjo tragjedi e "varfërisë", ka ndodhur në banesën e shqiptares në periferi të Leccos. Gruaja ishte ndarë nga bashkëshorti dhe jetonte me tre vajzat e saj të mitura në varfëri ekstreme dhe familjen e ndihmonte Caritasi lokal. Për vajzat e mitura nuk ka pasur asnjë gjë për të bërë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë që janë duke bërë hetimet. ORA 10:07 TRAGJE...