DURRËS- Sekuestrohet një ton drogë në afërsi të Gjiriit të Lalzit në Durrës sot paradite. Policia bëri të ditur se droga e llojit kanabis sativa është gjetur teksa transportohej me furgon.
Bëhet e ditur se furgoni u ndalua teksa transportonte drogën në aksin Shkafanë-Gjiri i Lalzit.
Policia e Durrësit informon se drejtuesi i furgonit ka lënë mjetin sapo ka pikasur se po ndiqej nga blutë e qytetit bregdetar.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se droga kishte origjinë nga Lazarati dhe po transportohej drejt Italisë.
Në vijim pritet identifikimi i drejtuesit të mejtit dhe kapja e tij.