FUSHË KRUJË - Dy shpërthime me eksploziv kanë ndodhur gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme në Fushë Krujë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se është arrestuar Ilir Hykja, si autor i dyshuar i dy shpërthimeve të ndodhura në vende të ndryshme.
Shpërthimi i parë ka ndodhur në një banesë në fshatin Larushkë dhe eksplozivi tjetër ishte vënë në një makinë në fshatin Arameras, në pronësi të Mereme Selas. Nuk raportohen persona të lënduar. Shkak konflikte pronësie mes tre personave.
ORA 10:51 SHPERTHIMI I DYTE NE BANESEN E DAVID BARDHI
Pak orë më vonë një sasi tritoli ka shpërthyer në murin rrethues të banesës së, David Bardhit, në fshatin Larushk, ndërsa edhe këtu nuk janë shënuar të lënduar në njerëz, por dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme. ORA 10:02 ARRESTOHET I DYSHUARI ILIR HYKJA, DYSHOHET KONFLIKT PRONASH
Ilir Hykja është arrestuar për dy shpërthimet e ndodhura në Fushë Krujë gjatë natës. Burime nga Policia e Durrësit kanë bërë të ditur se, Hykja është vënë në pranga pas hetimeve të menjëhershme të policisë.
Policia tha se, nga hetimet ka zbuluar se, dy shënjestrat e shpërthimeve kanë biznese në pronat e të arrestuarit dhe kjo dyshohet se është shkaku i shpërthimeve.
ORA 09:54 IDENTIFIKOHET PRONARJA E MAKINËS
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, është identifikuar pronarja e makinës së dëmtuar, e cila është Mereme Sela. Siç bëhet e ditur nga shpërthimi në fshatin Arameras makina e llojit "Benz ML" me targa AA 529 EV është shkatërruar komplet.
ORA 09:26 DY SHPERTHIME NE FUSHE KRUJE, NE DY OBJEKTIVA TE NDRYSHME
Dy shpërthim kanë ndodhur në Fushë Krujë gjatë natë. Me të marrë informacionet për ngjarjet, policia e Fushë Krujës ka shkuar në fshatrat ku kanë ndodhur shpërthimet dhe pas disa hetimesh ka mundur të identifikojë dhe arrestojë personin e dyshuar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ende.
Shënjestrat e shpërthimeve kanë qenë të ndryshëm. Siç bën të ditur policia, në fshatin Arameras është dëmtuar një makinë e llojit "Benz ML" ndërsa në fshatin Larushkë është dëmtuar një banesë. Mësohet se banesa ka disa dëmtime pjesore të saj. Nuk dihet ende emrat e personave që ishin shënjestra të shpërthimeve.