TIRANË- Një ditë pas zgjedhjes së kreut të ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj është takuar me ministrin e Mirëqenies dhe Rinisë, Erjon Veliaj i cili përshëndeti procesin e zgjidhjes dhe shprehu mirënjohjen për parardhësinë, Selim Muça.
Duke folur për mediat Veliaj u shpreh edhe për një çështje të debatuar, ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë. Ministri tha se qeveria është në proces negociatash me pronarët e tokës dhe së shpejti pritet fillini i ndërtimit të xhamisë së re.
"Janë disa çështje që duhen zgjidhur, Xhamia e Namazgjasë, jemi në fazë negociatash me pronarët dhe jemi duke pritur që së shpejti të fillojë ndërtimi i saj", tha Veliaj.
Gjithashu, Veliaj u shpreh se qeveria do të ndërmarrë një tur në vendet e huaja për promovimin e vlerës së tolerancës fetare që ekziston në vendin tonë.
"Historia e Islamit në Shqipëri na bën të gjithëve krenar, pasi asnje hebre nuk humbi jetën në vendin tonë. Islami në Shqipëri ishte i rëndësishëm në kohën e tranzicionit", tha ministri.
"Myslimanët shqiptarë janë kyç në shoqërinë shqiptare. Këtë duhet t'ja tregojmë edhe botës, historinë e myslimanëve te mirë shqiptarë" u shpreh Veliaj.
"Ne do të ndërmarin një tur për të treguar këto histori, ku muslimanët kanë luajtur një rol kuç në themelimin e historisë", tha ministri i Mirëqënies Sociale.
Ndërsa kreu i r i Kumunitetit Musliman, Skender Bruçaj edhe një herë shprehu falenderimet për Komuntetin që e vuri në krye të këtij institucioni, ndërsa tha se projekti i Xhamisë së Namazgjas po shkon drejt përfundimit pasi edhe të ardhurat nuk mungojnë tashmë.
"Nuk kemi problem me financimin, pasi edhe me mbështetjen e qeverisë ne jemi më afër se kurrë drejt realizimit të projektit", tha kreu i ri i Komunitetit Mysliman në Shqiperi.
Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliam Shqiptarë me votë të fshehtë zgjodhi dje kreun e të këtij komuniteti, pas 10 vjetësh kryesim nga Selim Muça. Skender Bruçaj u përzgjodh mes 4 kandidaturash të tjera.