A1 Report - Gjirokastër, tre të rinj në pranga me arsenal armësh e 18 predha

2015-08-21 2

GJIROKASTËR - Sekuestrohet një arsenal armësh dhe municionesh nga Policia e Gjirokastrës. Burime zyrtare nga uniformat blu kanë bërë të ditur se, gjatë natës duke gdhirë dita e sotme janë sekuestruar 3 kallashnikov, 3 arka me 18 predha granatë-hedhëse.

Gjithashtu janë bllokuar edhe 1500 fishekë kallashnikovi, 130 fishekë pistolete. Sipas policisë gjatë operacionit të koduar "Subashi", janë vënë në pranga Oltjan Imaj, Yleber Imaj, Taulant Dauti.

Në operacion kanë marrë pjesë dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivët e sektorit të luftës kundër narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës.

Tre personat në momentin e arrestimi ishin duke lëvizur të armatosur nga fshati Shtëpëz drejt Subashit. Burime nga uniformat blu thanë se, ndjekja e tre të arrestuarve ka zgjatur 2 orë. Sasia e municioneve u gjet pas kontrollit në banesën e tre shtetasve.

Free Traffic Exchange