A1 Report - 8 Marsi, 'Gulf' ofron 10 litra karburant falas për gratë shofere

2015-08-21 9

TIRANË - Kompania e karburantit më të ri në tregun shqiptar, Gulf ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për të uruar gratë shofere në festën e tyre, 8 marsin. Gulf i ka dhuruar 10 litra falas të gjitha drejtueseve të automjeteve në dy pika në Tiranë.
Kjo nismë ka bërë pjesë të saj qindra gra dhe vajza, të cilat nga mesdita deri në oren 14 furnizuan me karburant falas makinat e tyre në pikën e Gulf në rrugën "Myslym Shyri".
Vetë shoferet u shprehën entuziaste për këtë dhuratë të vecantë që morën ditën e tyre, ndërsa nuk munguan as falenderimet ndaj Gulf.
Një tjetër pikë e kompanisë Gulf, ku gra dhe vajza mundën të përfitonin karburant falas, ishte dhe ajo në zonën e Laprakës.
Por në këtë ditë të vecantë për gruan, karburanti Gulf, bashkë me litrat flas, u dhurua atyre vazo me lule si symbol i festës së Gruas.
Në morinë e festimeve të ndryshme për ditën ndërkombëtare të Gruas, Kompania Gulf, mendoi të sillte një atmosferë ndryshe, duke ia bërë këtë ditë edhe më të vecantë grave dhe vajzave shqiptare që drejtojnë automjete.

Free Traffic Exchange