Jankllovska e shurdhër ndaj thirrjeve antishqiptare të tifozëve të Vardarit

2015-08-21 0

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska tha se nuk është në dijeni të thirrjeve raciste të grupit të tifozëve "Komitët" të cilët mbrëmë nëpër rrugët e Shkupit para syve të policisë brohorisnin parulla antishqiptare dhe kërkonin Maqedoni të pastër etnike. Jankullovska tha se deri tek MPB nuk ka arritur asnjë njoftim lidhur me këtë ngjarje.
'Le ta kuptojnë Shqiptarët e mallkuar se emri maqedonas nuk do të vdesë kurrë!
'E pastër, E pastër, E pastër, Maqedoni e Pastër!'
'Kush nuk kërcen, është shqiptarë(siptar)!

''Denoncim për kështu ngjarje deri në këtë moment nuk ka, por nëse ju keni çfarë do informacioni ose dëshmi të cilat shkojnë në favor të pyetjes suaj, ne u qëndrojmë në dispozicion që ato seriozisht të analizohen pasi ne si MPB jo vetëm që ashpër e gjykojmë fjalorin e urrejtjes dhe nxitjen e jo-tolerancës së çfarë do lloji, por ne iniciuam edhe një procedurë e cila u përkrahë nga parlamenti, e ka të bëjë në përforcimin e kornizës ligjore lidhur me sjelljen gjatë ndeshjeve sportive, përkatësisht sjelljes së grupeve të tifozëve', deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Jankullovska gjithashtu tha se me regullativën e re ligjore që është miratuar nga parlamenti, grupet e tifozëve që do të shkelin qetësinë publike do të sanksionohen.

"Për këta persona ekziston mundësia të ndiqen penalisht dhe tu ndalohet pjesëmarrja në një ose më shumë ndeshje sportive. Qëllim i yni si MPB është që ndeshjet sportive të organizohen në një atmosferë korrekte dhe sportive pasi qëllimi është sporti dhe jo tregimi se kush mundet më ashpër të sillet dhe kush mundet më tepër të ofendojë tjetrin. Kjo është për çdo gjykim", u shpreh Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Në video-materialin e publikuar në "youtube", tifozët e Vardarit ofendimet i lëshuan në prani të policisë. Ndryshe, marshimi i komitëve i përcjell me fyerje antishqiptare ka filluar dy ditë para ndeshjen derbi të së dielës mes Vardarit dhe Pelisterit që luhen në stadiumin e qytetit. Valmir Kuçi

Free Traffic Exchange