A1 Report - Sarande, shkollat me probleme vuajne mungesen e infrastruktures

2015-08-21 2

SARANDE - Shkollat 9-vjeçare të Sarandës vuajnë mungesë të theksuar të infrastrukturës. Nxënësit janë të detyruar të mësojnë në këto kushte që duken në pamje, ku lagështira ka veshur muret e klasave, ndërsa banjat janë gjithnjë të papastra, si një burim infeksionesh. Në këto kushte nxënësit e shkollës "Adem Sheme" i kanë drejtuar një zarf me kërkesa kreut të bashkisë së Sarandës për rikonstruksionin e godinës me qëllim që procesi mësimor të zhvillohet në kushte të përshtatshme.

Mësuesit e shkollës thonë se ato pak ndërhyrje që janë kryer, buxheti ka ardhur me fondet e shkollës.

Nga ana tjetër, në një tjetër shkollë në Sarandë, "9 tetori" thonë se në shkollën 9-vjecare mungojnë laboratorët e kimisë dhe fizikës dhe për pasojë, orët e praktikës në këto lëndë nxënësit i kalojnë në oborrin e shkollës.