FIER - Bashkia e Fierit i ka kërkuar ndihmë konsullit italian në Vlorë Stefano Bergezio për të vënë ne eficencë 2 qendrat multifunksionale që do t'i vijnë në ndihmë kategorisë së njerëzve me probleme sociale.
Gjatë një takimi në bashki, kreu i këtij institucioni Baftjar Zeqaj tha po ashtu se konsulli ka garantuar mbështetje për këtë projekt dhe investime të tjera si në kulturë, sport, etj.
Më pas, konsulli italian në Vlorë i shoqëruar edhe përfaqësues të pushtetit vendor në Fier ka ndjekur nga afër festimet për ditën e mësuesve.