Atje ku zë fill historia e krijimit të shkollës së parë shqipe më 7 mars të vitit 1887 në Korcë, në muzeun e arsimit janë shtuar dokumente të rinj që pasurojnë historinë dhe plotësojnë mozaikun e krijimit të këtij institucioni i cili kishte misionin e përhapjes së arsimit në gjuhën shqipe.
Dokumente dhe shkrime të patriotit të njohur Nuci Naci i janë bashkangjitur tashmë këtij muzeu i cili është një dëshmi e patjetërsueshme e rrugës së gjatë të arsimit shqiptar. Në ditën kur u mbushën plot 127 vite nga hapja e Mësonjëtores së Parë Shqipe në ndërtesën historike nuk kanë munguar as vizitorët e shumtë të cilët kanë rikujtuar këtë ngjarje të shënuar.