TIRANE- Shërbimet e Komisariatit numër 4 të Policisë së Tiranës kanë arrestuar një 28-vjeçar, i cili ishte bërë mjaft problematik përsa i takon thyerjes së xhamave të automjeteve në oborrin e Qendrës Spitalore "Nënë Tereza" për të vjedhur kasatafonin apo sende të tjera personale me vlerë që mund të gjendeshin brenda mjetit.
Jeni duke ndjekur pamjet e arrestimit dhe shoqërimit për në komisariat të Alfred Dedjas.
Sipas policisë, ky I fundit akuzohet për të paktën 15 vjedhje të ndodhura në oborrin e QSUT.
Arrestimi ka ardhur nga reagimi i menjëhershëm i patrullave të Komisariatit Numër 4, Pas denoncimit që kreu një shtetase, të cilës i ishte thyer xhami i makinës dhe i vjedhur laptopi që ndodhej në të.