A1 Report - Fyle: KE gati t'ju mbeshtese financiarisht dhe me ekspertize

2015-08-21 1

TIRANË - Komisioni Europian është i gatshëm ta mbështesë Shqipërinë me ekspertizë dhe mbështetje financiare. Kjo është bërë e ditur nga Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Stefan Fyle dhe është një nga 11 konkluzionet e publikuara sot nga takimi i dytë i Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-Bashkimi Europian.

Takimi u zhvillua dje në Tiranë me bashkëkryetar Komisionerin për Zgjerimin e BE-së Stefan Fyle dhe Kryeministrin Edi Rama, dhe do të pasohet nga një takim i tretë që do të mbahet në qershor.

Përparësi kyçe është që Shqipëria duhet që të vazhdojë reformat e nisura. Fyle nënvizoi se në këtë periudhë Shqipëria duhet të vazhdojë të japë rezultate konkrete lidhur me të gjitha pesë Përparësitë Kyçe, me fokus të veçantë mbi reformën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe asaj gjyqësore.

Nga ana e tij kryeministri Rama konfirmoi angazhimin e qeverisë së tij për forcimin e mëtejshëm të progresit, dialogut politik konstruktiv dhe të qëndrueshëm me opozitën si dhe garanton zbatimin e qetë të Ligjit për Shërbimin Civil me po atë frymë dialogu dhe bashkëpunimi që çoi në miratimin e tij në maj 2013.

PËRFUNDIMET E PËRBASHKËTA SHQIPËRI-BE
1. Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri ?tefan Füle drejtuan takimin e dytë të Dialogut të Nivelit të Lartë (DNL) mbi Përparësitë Kyçe mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian më 6 mars 2014. Seanca plenare përfshiu pjesëmarrjen e ministrave të qeverisë, si dhe një pjesëmarrje të zgjeruar të opozitës përmes Kryetares së Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian, Znj. Ms Majlinda Bregu, dhe dy anëtarëve të tjerë të parlamentit.

2. Takimi përshëndeti Rezolutën e Parlamentit mbi integrimin në BE të votuar njëzëri në nëntor 2013, çka demonstroi ekzistencën e konsensusit politik. Zbatimi i angazhimeve të ndërmarra sipas nëpërmjet kësaj rezolute është thelbësor. Lidhur me këtë, Komisioneri Füle theksoi rëndësinë e sigurimit të koherencës dhe një përqasje përfshirëse ndaj gjithë reformave të ndërmarra nga Shqipëria duke marrë në konsideratë programin e vendit për BE-në. Konsultimi sistematik dhe përfshirja e Parlamentit, si dhe palëve të tjera të interesuara në procesin e reformave është kyç.

3. Takimi i dytë i DNL zhvillohet pas Këshillit të dhjetorit 2013 që "mirëpriti miratimin me konsensus ndërpartiak nga Shqipëria të masave përkatëse kyçe për reformën e gjyqësorit, administratës publike dhe reformën parlamentare, si dhe kryerjen me sukses të zgjedhjeve parlamentare në qershor". Këshilli përshëndeti gjithashtu "masat e mëtejshme të marra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe angazhimin e qeverisë së re, përgëzon intensifikimin e përpjekjeve në këto fusha dhe nxiti autoritetet ta ruanin këtë vrull të ri". Këshilli vendosi "të shqyrtojë, në bazë të një raporti që do të paraqitet nga Komisioni, vazhdimin e zbatimit të strategjive të reformës kundër korrupsionit dhe asaj gjyqësore dhe legjislacionin përkatës të miratuar së fundmi, si dhe prirjen e vazhdueshme për hetime dhe ndjekje p...