A1 Report - Reforma territoriale, Bashkim Fino: Duhet ndërhyrje në Kushtetutë

2015-08-21 2

TIRANE- Bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Territoriale Bashkim Fino ka deklaruar se duhet ndërhyrje në Kushtetutë për të realizimin e saj. Gjatë prezantimit të rezultateve të studimit "Reforma territoriale nëpërmjet konsultimit të qytetarëve", Fino shprehu gatishmërinë për konsensus ndërsa theksoi se nuk ka justifikim për mospjesëmarrjen e opozitës. Deputeti socialist tha me tej se në shtator është mire që në Kuvend të shkojë edhe reforma territoriale edhe paketa për ligjin organik të pushtetit vendor.

Komisioni për Reformën Territoriale deri tani ka zhvilluar vetëm mbledhjen e konstituimit pasi opozita nuk ka pranuar të marrë pjesë në punimet e saj, pasi sipas PD-së qeveria ka shkelmuar konsensusin disa herë. Reforma territoriale synon të përgjysmojë komunat e vendit duke e bërë punën e tyre më efikase.

Free Traffic Exchange