Mënyra se si erdhi deri tek zgjedhjet e parakohshme parlamentare sipas Abulmenaf Bexhetit ishte shumë e tejdukshme dhe naive. Kërkesa për president konsensual nga BDI-ja sipas tij ishte vetëm alibi që të arrihet deri tek zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Bexheti nga ana tjetër e ka quajtur fashist fjalorin që përdori kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski, me të cilin ai kërkoi 63 deputet, me qëllim që shqiptaret të mos marrinë një nga tre postet kyçe në shtet.
"Mënyra se si ata e injoruan propozimin e tyre dhe fare në nivel të zëdhënësit nuk e komentonin tregojnë se nuk përfillin gjëja të tilla. Epilogu i gjithë asaj ndodhi në ditën e Konventës kur pikërisht mënyra se si kryeministri përdori vokabularin e tij për të sensibilizuar edhe atë pak ndjenjë të qetësuara të elektoratit të tij, deklaroi Abdylmenaf Bexheti, akademik.
Klekovski nga ana tjetër mendon se nuk është koha për ndryshime kushtetuese që presidenti të zgjidhet në Kuvend, që do të nënkuptonte edhe kandidati të jetë konsensual, por të kundërtën e mendon Bexheti.
"Ajo është atëherë e mundshme, formula e konsensusit brenda subjekteve shumicë në parlament. Po deri sa sistemi është zgjedhor drejtpërsëdrejti mendoj se është nënçmuese që dikush të ofroj pazare. Është pothuaj se e pamundur dhe nuk është funksionale në rast se ju do merreni vesh midis jush a nuk keni kriju klimë që së paku kandidati i një etniciteti tjetër të pranohet vërtet me bindje te qytetarët", tha Abdulemnaf Bexheti, akademik.
"Megjithatë ndryshime kushtetuese së shpejti, brenda 1 apo2 viteve të ardhshme nuk do të hapen sepse do të ketë çështje tjera më të madha për zgjidhje, shpresojmë", u shpreh Sasho Klekovski, analist.
Klekovski dhe Bexheti thonë se nuk und që të përsëritet skenari i 2006 pas zgjedhjeve parlamentare ku partia fituese maqedonase do të zgjidhte për partnerë partinë shqiptare që do të kishte numër më të vogël deputetësh.
"Unë personalisht nuk besoj se një subjekt i dytë shqiptarë që do të ketë më pak se BDI kushdo qoftë ai do të merr guximin edhe njëherë të rrezikoj në ashtu kombinatorika sepse ato u kushtuan shumë dhe në anën tjetër të lëshoj pe të rrëzoj pazarin politik në çështjet kaq strategjike për të cilat gjithë kohës po angazhohen gjithë", deklaroi Abdulemnaf Bexheti, akademik.
Klekovski e ka quajtur kontra-produktive kërcënimin e kryetarit të BDI-së Ahmeti, se nëse nuk ka zgjidhje të çështjes së emrit mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme në Maqedoni në periudhën pas zgjedhore.
"Vlerëson se ky qëndrim i BDI ose do ta zgjidhni emrin ose do të shkatërojmë çdo qeveri do jetë produktive dhe në reaksionin maqedonas, nuk do të ketë nxis vetëm kontra reagim gjegjësisht vetëm rezistencë sipas çdo skeme", tha Sasho Klekovski, analist.
"Anëtarësimi në NATO dhe BE nuk do të jetë përfitim vetëm për BDI-në? Por do të jetë përfitim për të gjithë qytetarët e vendit dhe në rast se atë në mënyrë deklarative e kërkojmë të gjithë? Në rast se ashtu vendoset shumica,...