TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë mësuesit për festën e 7 Marsit. Urimi i kryeministrit është bërë nga Liceu artistik "Jordan Misja", ku vetë Rama ka qenë edhe nxënës i tij. Vizita e kryeministrit Rama është bërë gjatë paradites së sotme, i shoqëruar edhe nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Duke folur para mësuesve dhe nxënësve Rama ka thënë se, "Akademia e Arteve dhe Liceu duhet të trajtohen ndryshe. T'i japim shtysë përmirësimit të kushteve të cilësisë", ka theksuar Rama në fjalën e tij.
Gjithashtu kryeministri Rama ka deklaruar se, do të bëhet edhe rishikim të kurikulës arsimore të Liceut Artistik.
Ndërkaq ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në fjalën e saj tha se, në këto muajt e fundit ministria paradite ka funksionuar për administratën ndërsa pasdite për shkollat e artit.
Rama dhe Kumbaro thanë se, BE ka vënë në dispozicion të kulturës shuma të konsiderueshme. "Projekte me karakter kulturore janë 1.4 miliardë euro në Creativ Europë. Ftoj të gjithë të konkurrojnë në këtë projekt", ka thënë Kumbaro.
"Ky program është një sfidë shumë e madhe. Janë 1.4 miliardë euro për artin dhe kulturën europiane. Kjo është një mundësi që ka krijuar BE-ja", ka theksuar gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama.