A1 Report - Itali, Berluskoni prezanton ne senat librin e At Zef Pllumit

2015-08-21 2

ROME - Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni ka prezantuar në senat librin e At Zef Pllumit. Ai u tregoi senatorëve librin "Rrno vetëm për me tregue", ku bëri edhe disa krahasime mes librit dhe komunizmit.

Ish-kryeministri italian tha se, "ideologjia komuniste është më çnjerëzorja në historinë njerëzore. Duke folur Berluskoni tha se e njihte mirë Shqipërinë. "E ndriçova Shqipërinë për 30 vjet me televizionet e mia, të gjithë flasin italisht dhe ka pikat industriale e kulturore që më kanë habitur".

"Komunizmi nuk është vetëm një ideologji , por një sëmundje , një marrëzi e vërtetë ka shkaktuar më shumë se njëqind milionë të vdekur. Komunizmi ishte një udhëtim i madh, një gënjeshtër në botën e lirë"-tha ai.