A1 Report - 7 Marsi, Rama: Mesuesit me te mire do te marrin bonuse

2015-08-21 2

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me mësuesit me rastin e festës së 7 Marsit. Në diskutimin e nisur rreth orës 17:50 e të përfunduar në 19:25, në selinë e kryeministrisë të Rama tha se, me reformat e qeverisë tani mësuesit marrin më shumë para në pagat e tyre. Sipas tij, mësuesit më të mirë do të marrin bonuse për punën e tyre.

Duke folur për marrëveshjen me FMN për kredinë, Rama tha se, "në dy muajt e parë janë shumë pozitive pasi kemi kaluar të gjitha parashikimet në dialogun me FMN dhe kjo nuk do të një bllokim të rrogave tuaja".

Gjatë bashkëbisedimit me mësuesit e ardhur nga rrethe të ndryshme dhe të profesioneve të ndryshme, kryeministri Rama tha se, do të ndihmohen financiarisht edhe ata nxënës që do të studiojnë në degët më pak të frekuentuara.

Kryeministri gjithashtu theksoi në fjalën e tij se, universitetet në vend, si ata shtetërore dhe ata private aktualisht janë kthyer në një piramidë dhe janë bërë vetëm prodhues diplomash.

RAMA: MARRVESHJA ME FMN NUK DO NDALOJE RRITJEN E RROGAVE TUAJA
"Ka të bëjë në vënien në jetë të taksimit të ndershëm, përmes të cilit këtë vit kemi një ritje reale të pagës për afër 40 mijë punonjës të arsimit dhe sportit si dhe mundësi reale të indeksimit. Falë takimit të ndershëm në këtë 7 mars të parë mësuesit përfitojnë nga 20 deri në 29 mijë lekë", theksoi kryeministri Rama gjatë fjalës së tij.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur edhe pyetjeve të mësuesve të pranishëm. I pyetur në lidhje me mësuesit e edukimit fizik, kryeministri Rama tha se do të ketë një përzgjedhje të ndryshme dhe do të ketë mbështetje financiare çdo vit për mësuesit.

"Që nga viti tjetër do ta çojmë arsimin e edukimit fizik në një stad më të lartë. Do të ketë një tjetër mënyrë për seleksionimin e mësuesve të edukimit fizik. Bordet e shkollave u kthyen në bordet e drejtorëve, ndërsa në projektin tonë, "Shkolla qendër Komunitare", do të thotë që shteti nëpërmjet përfaqësuesit të ketë zërin e vet dhe prindërit të kenë zërin e tyre.

Në dy muajt e parë janë shumë pozitive pasi kemi kaluar të gjitha parashikimet në dialogun me FMN dhe kjo nuk do të një bllokim të rrogave tuaja. Nuk do të reshtin asnjë vit pa pasur në qendër të vëmendjes mësuesit dhe pa rritur fuqinë ekonomike të familjeve tuaja, nëpërmjet mbështetjes financiare për mësuesit", tha Rama.

RAMA: DIALOG PËR PËRGJEDHJEN E LËNDËVE
I pyetur për Altertekstin dhe për përzgjedhjet e lëndëve kryeministri Edi Rama tha se, ka nisur një dialog me mësuesit për të zgjidhur këtë problem të madh.

"Alterteksti është në një gjendje të rëndë. Ne kemi nisur një dialog me ju nëpërmjet ministrisë dhe kjo katrahurë do të rregullohet. Ky proces dhe reformë ka një pronësi të përbashkët mes qeverisë dhe mësuesve. Ne kemi marrë dhe një zotim tjetër, për të njehsuar sistemin me Kosovën. Sa me kënaqësi dhe keqardhje e them, me kënaqësi për Kosovën dhe keqardhje për ne, pasi në vetëm këto pak vite Kosova ka ngritur një sistem më të konsolidueshëm në arsi...

Free Traffic Exchange