A1 Report - Yatsenuk Putinit:Negociojme nese trupat ruse ikin nga Krimea

2015-08-21 0

Ukraina është e gatshme të negociojë me Rusinë për ti dhënë fund krizës që ka kapur vendin prej muajsh. Kryeministri i Përkohshëm, Yatsenuk i bëri apel nga Brukseli presidentit rus Vladimir Putin të tërheqë trupat ushtarakë nga Krimea, gadishulli autonom në Ukrainë. Në të kundërt, deklaroi ai, Ukraina do të përgjigjet sipas kushtetuës së vendit për të garantuar integritetin territorial.

"Ajo që dua ti kërkoj Presidentit Putin është të terheqë trupat e saj ushtarake, t'i përmbahet detyrimeve ndërkombëtare, të mos cënojë pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukraines, të mos mbështesë të ashtuquajturën "Qeveria e Krimese" e cila është e jashtëligjshme dhe të nisë bisedimet e negociatat me Ukrainën, për një zgjidhje paqësore. Jemi gati për kooperim, por nuk do t'i nënshtrohemi Rusisë."-deklaroi Jatsenuk.

Lidhur me ndërhyrjen ushtarake në Krime nga forcat ruse, Kryeministri ukrainas rikujtoi memorandumin e Budapestit të vitit 1994, ku në këmbim të armëve kimike ukrainase, fuqitë botërore do të garantonin pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës.

"Më lejoni t'ju rikujtoj se në vitin 1994 Ukraina hoqi dorë nga armët kimike dhe sipas memorandumit të Budapestit garantohej integriteti territorial, sovraniteti dhe pavaresia e Ukrainës. Ne e bëmë pjesën tone. I zbatuam të gjitha detyrimet tonna. Në Ukrainë nuk ka më arme kimike dhe besojmë se ata që garantuan pavarësinë tonë, do të bejnë çmos për të përmbushur detyrimet e tyre. Pasi sot, ky nuk është më një konflikt i brendshëm i vendit tonë. Ky konflikt do të ketë një ndikim negativ në programin e mos-shtimit të armeve kimike. Për shembull do të ishte shumë e vështirë të bindje Iranin apo Koren e Veriut për të hequr dorë nga armët e tyre kimike, nëse ata që garantuan sigurinë tonë, nuk ia dalin të mbajnë fjalën."- u shpreh Arseni Jatsenuk

Në fund, Arseni Jatsenuk paralajmëroi Rusinë se nëse nuk largon trupat e saj nga Krimea, atëherë Ukraina do të kundërpërgjigjet në bazë të lidjeve dhe kushtetutës së saj.

"Në rast se situata në Krime do të përshkallëzohet dhe forcat e jashtme do të dërgojnë trupa të tjera në vend, qeveria dhe ushtria ukrainase do të kundërpërgjigjet në bazë të kushtetutës dhe ligjeve. Jemi gati te mbrojme vendin tone."-tha Kryeministri aktual i Ukrainës.

Kryeministri ukrainas Arseni Jatsenuk foli në një konferencë para gazetarëve në Bruksel ku u takua me persidentin e Këshillit të Europës, Herman Van Rompuy, presidentin e KE Jose Manuel Barroso dhe Përfaqësuesen e lartë të BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri Catherine Ashton, lidhur me situatën në Ukrainë. Ai shprehu mirënjohjen e tij ndaj partnerëve europianë për bisedimet të cilat kanë si qëllim stabilizimin e gjendjes në vend si dhe për paketat e ndihmave financiare.